Description
Cystone është një produkt fitoterapeutik kompleks me veti diuretike, spazmolitike, antibakteriale dhe antiinflamatore. Cystone trajton gurët dhe infeksionet rrekurente në traktin urinar. Cystone ka veti të fuqishme anti-litiatike (parandalon formimin e gurëve renale) dhe litotriptike (shpërbën gurët renale). Cystone parandalon akumulimin, depozitimin dhe supersaturimin e substancave kimike kalkulogjene si acidi oksalik dhe kalcium hidroksiprolina në urinë. Cystone rrit nivelin e mikroelementeve që inhibojnë procesin e formimit të gurëve renale (natrium, magnez, kalium). Ky veprim ndalon formimin e gurëve. Vetia litotriptike shpërbën mucinën, e cila lidh grimcat e gurit njëra me tjetrën.
Cystone stimulon diurezën dhe relakson muskulaturën e lëmuar të traktit urinar. Cystone është efektiv në eliminimin e kripërave oksalate dhe fosfate, acidit urik nga trakti urinar.
Cystone normalizon pH urinar dhe lehtëson djegien gjatë urinimit.
Vetia antimikrobiale e Cystone lufton patogjenët më të zakonshëm urinarë. Cystone ka veprim bakteriostatik dhe baktericidal, sidomos ndaj Klebsiella spp., Pseudomonas aeruginosa, Eschericia coli dhe baktereve të tjerë gram negative.
Efekti litolitik i Cystone nuk ndikohet nga pH urinar.
Ingredientët:
- Ginger (Zingiber officinale)
- Shilapuspha (Didymocarpus pedicellata)
- Pasanabheda (Saxifraga ligulata)
- Indian madder (Rubia cordifolia)
- Umbrella’s edge (Cyperus scariosus)
- Prickly chaff flower (Achyranthes aspera)
- Sedge (Onosma bracteatum)
- Purple fleabane (Sahadevi)
- Lime silicate calx (Badrashma bhasma)
- Mineral pitch (Shilajeet)
Indikimet:
- Për parandalimin dhe trajtimin e urolitiazës(formimi i gurëve renale) pediatrike dhe adulte, ku përfshihen gurët me bazë oksalat kalciumi, gurët me bazë kalciumi dhe fosfati, gurët me bazë acidi urik dhe uratet
- Kristaluria (prezenca e kristaleve në urinë)
- Parandalimi i krijimit të gurëve pas litotripsisë (shkatërrimi i gurëve renalë me ultrasound)
- Si ndihmës në infeksionet kronike të traktit urinar, uretriti jospecifik (irritim dhe inflamacion i uretrës) ku përfshihet disuria (urinim i dhimbshëm apo prezenca e gjakut në urinë), djegie e urinës dhe hiperuricemi (guta).
Avantazhet:
- Ndihmon në shkrirjen dhe eliminimin e gurëve renalë
- Lufton infeksionet urinare akute apo kronike
- Normalizon simptomat (urinim i shpeshtë dhe i dhimbshëm)
- Parandalon rekurrencën e infeksioneve
- Pa efekte anësore, i sigurtë tek fëmijët mbi 6- vjeç
Përdorimi:
- Trajtimi i gurëve renalë, 2 tableta dy herë në ditë deri në shkrirjen e gurëve.
- Trajtimi i infeksioneve të traktit urinar, 2 tableta dy herë në ditë
- Për parandalimin e rekurrencës pas ndërhyrjeve kirurgjikale, 1 tabletë dy herë në ditë.