Description
Koflet Shirup, zgjidhje ideale për kollë alergjike, kollë të thatë & me sekrecione. Përveç ekstrakteve bioaktive, Koflet përmban dhe mjalt kurativ nga zonat indigjene në Indi. Vetitë ekspektorante dhe mukolitike reduktojnë viskozitetin e sekrecioneve. Koflet vepron si antitusiv periferik, redukton irritimin e mukozave, spazmat bronkiale, ka veti antialergike, antimikrobiale dhe imunonxitëse. Vetitë demulcente te Koflet shirup lehtësojnë frymëshkëmbimin.
Rekomandohet në kollë të thatë & me sekrecione në fëmijë mbi një vjeç dhe të rritur.
Ingredientët:
- Balsamodendron mukul 35mg,
- Vitis vinifera 35mg,
- Ocimum sanctum Syn. O.tenuiflorum 25mg,
- Hyssopus officinalis 25mg,
- Tinospora cordifolia 20mg,
- Adhatoda vasica Syn. A.zeylanica
15mg, - Myristica fragrans 15mg,
- Glycyrrhiza glabra 15mg,
- Onosma bracteatum 10mg,
- Viola odorata 10mg,
- Embelia ribes 8mg,
- Solanum xanthocarpum Syn. S.surattense 8mg,
- Cinnamomum cassia 8mg.
Indikimet:
- Kollë të thatë dhe produktive nga shkaqe të ndryshme (faringit, laringit, trakeo-bronshit, sinuzit).
- Kollë të asociuar me infeksione akute apo kronike të traktit respirator të sipërm dhe të poshtëm.
- Kollë të asociuar me Sëmundjen Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK apo COPD Chronic Obstructive Pulmonary Disease).
- Kollë nga duhanpirja.
Avantazhet:
- Shije e pëlqyeshme
- Përdoret si për fëmijë, astu edhe për të rritur
- Për kollë të natyrave të ndryshme (kollë të thatë, me sekrecione dhe alergjike)
- I pasuruar me mjalt organik
Përdorimi:
- Fëmijë mbi 1 vjeç: 5 ml tre herë në ditë
- Të rritur: 10 ml tre herë në ditë Mjekimi të vazhdojë për të paktën dy ditë.