Shtatzënia sjell shumë ndryshime në trupin tuaj. Një nga dukuritë më të shpeshta gjatë shtatzënisë është rash apo skuqja e lëkurës. Kjo gjendje e lëkurës manifestohet gjatë shtatzënisë dhe mund të vazhdojë edhe pas lindjes së fëmijës. Shpesh shfaqet në formën e lëkurës me krusta, me të kruara që mund të enjten dhe skuqen. Rash nuk është i dëmshëm për fëmijën apo për ju në periudha afatgjata, por është një situatë e pakëndshme. Ja disa nga arsyet e rashit kutan gjatë dhe pas shtatzanisë;

Stresi

Për një nënë të re, stresi është një fenomen i njohur, kjo theksohet më tepër pas fëmijës së parë. Mungesa e gjumit, gjidhënia e vazhdueshme dhe ndryshimet hormonale janë disa nga faktorët që mund të bëjnë që një nënë e re të ndihet e mbingarkuar. Stresi mund të çojë në rritjen e nivelit të hormoneve që mund të shkaktojnë çrregullime të lëkurës. Për të reduktuar stresin, angazhohuni në aktivitete që qetësojnë aktivitetin mendor. Për shembull, qetësoni veten me masazhe pas lindjes, flini mjaftueshëm, ushqehuni mirë.

Neglixhenca ndaj kujdesit të lëkurës

Nënat e reja i anashkalojnë nevojat për kujdesin e lëkurës. Gjatë dhe pas shtatzënisë, lëkura juaj është e ndjeshme ndaj skuqjes, çarjeve dhe thatësisë. Përdorni produkte me ekstrakte bimore për të hidratuar, zbutur dhe shëruar lëkurën tuaj. Përzgjidhni produkte natyrale dhe sigurohuni që zgjedhja juaj është të jetë e sigurt dhe e përshtatshme për ju dhe fëmijën tuaj.

Dehidrimi

Kapaciteti i lëkurës për të mos humbur ujin zvogëlohet në periudhën pas lindjes. Lëkura juaj mund të bëhet e thatë, e ashpër dhe jo e plotë, që mund të çojë në shfaqjen e rasheve në lëkurë. Ndërsa merreni me axhendën e mbingarkuar të nënës, ju mund të harroni të pini ujë mjaftueshëm. Pini të paktën 2 litra lëngje çdo ditë për të qëndruar të hidratuar dhe mendoni të hidratoni rregullisht me kremra apo locione të përshtatshëm lëkurën tuaj.

Kontakti lëkurë-lëkurë është një mënyrë e mrekullueshme për t’u lidhur me bebin, për t’a shtendosur dhe qetësuar atë. Eshtë terapia relaksuese më e mirë gjatë muajve të parë të jetës. Gëzoni këto momente të veçanta dhe të paharrueshme duke u kujdesur intensivisht për lëkurën tuaj dhe të bebit.