Ndërsa të gjithë profesionistët e shëndetit dentar pajtohen që pastrimi i dhëmbëve të paktën dy herë në ditë është thelbësore, kur flasim për zgjedhjen e pastës së dhëmbëve debati rreth kësaj teme është paksa kontradiktor.

Cila është pikënisja e këtij debati? Ka të bëjë me ingredientin Fluor, mineral që gjendet në formulimet e pastave të dhëmbëve.

Nga njëra anë, dentistët në përgjithësi e konsiderojnë fluorin si ingredient që shmang kariesin dentar. Nga ana tjetër, një grup dentistësh kanë ngritur shqetësime rreth neurotoksicitetit të mundshëm të fluorit në ujë të pijshëm dhe pastat e dhëmbëve. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, një nga revistat më serioze mjekësore “Lancet” e përcaktoi mineralin si neurotoksinë në vitin 2014. Pas kësaj, zyrtarët e shëndetësisë – për herë të parë në më shumë se 50 vjet – këshilluan qeveritë lokale që të ulnin sasinë e fluorit në furnizimin me ujë të pijshëm pas verifikimit të rasteve të hiperfluorizimit dentar sidomos në SHBA dhe Zelanda e Re ku fluorizimi i ujit praktikohet ende.

Kështu që çfarë paste duhet të zgjedhim? Më poshtë do të renditen dy opinione pro dhe kundër rreth fluorit në pastat e dhëmbëve nga dy profesionistë të njohur të Mjekësisë Dentare.

Opinioni Pro Fluorit në Pastat e Dhëmbëve 

Dentisti i New Jersey-it, Alexander Rubinov, DDS, është plotësisht përkrahës i fluorit kur bëhet fjalë për aplikimet sipërfaqësore të pastave të dhëmbëve. Fluori absorbohet nga smalti i dhëmbëve, shpjegon ai, dhe ndihmon duke riparuar dhe rivendosur mineralet e humbura. Me fjalë të tjera, në të vërtetë fluori mund të ndihmojë në ruajtjen e dhëmbëve të fortë.

Dr. Rubinov është plotësisht dakort se fluori mund të jetë i rrezikshëm në sasi të konsiderueshme. “Unë nuk mund të dal kundër të gjitha kërkimeve shkencore që konfirmojnë se fluori në sasi të caktuara është toksik,” thekson ai. Por gëlltitja e fluorit nuk rekomandohet në mënyrë absolute dhe kjo supozohet se dihet nga moshat e rritura. Sipas Dr. Rubinov, nëse mbahet një higjienë e duhur dentare-konsum i lartë i ujit, shmangia e pijeve me sheqer, përdorimi i fillit dentar dhe furçës përditë-kështu pak rëndëndësi ka nëse përdor pasta me fluor ose jo. Më tej ai pohon, “Kjo vlen më tepër për individët që nuk pajtohen me praktikat e mira të shëndetit oral.” Me fjalë të tjera; një higjienë dentare e duhur dhe nuk kemi pse shqetësohemi për fluorin.

Opinioni Kundër Fluorit në Pastat e Dhëmbëve

Rreth 15 vjet më pare, Bruno Sharp, DDS i gjeneratës së katërt që ushtron aktivitetin në Florida, hodhi dyshime mbi ingredientin e “shkollës së vjetër”, fluorit. Dhe gjeti plot detaje alarmuese.

Sipas Dr. Sharp, “Efektet e fluorit nuk janë ditur nga shumë dentistë, kështu që shumë dentistë akoma besojnë se fluori ka efekte pozitive. Por, fluori është një neurotoksinë potenciale që dëmton performancën konjitive, dhe akumulohet në trup me kalimin e kohës.”  Vlen të theksohet se një nga nga grupet mjekësore më të besueshme si Mayo Clinic ka paralajmëruar për efektet anësore të fluorurit të natriumit, megjithatë ata shtojnë se administrimi si suplement apo nga uji i fluorit në përgjithësi nuk shkakton efekte anësore. Megjithatë, Agjensia Amerikane e Mbrojtjes së Mjedisit ka evidentuar raste se fëmijët janë ekspozuar më shumë se ç’duhet ndaj fluorit.

Për këtë arsye Dr. Sharp nuk është i bindur nga shkenca që përkrah efikasitetin e fluorit si alternativë e domosdoshme në trajtimin e kariesit dentar. Ai pohon se pacientët me kancer oral që i nënshtrohen radiacionit kanë përfitime nga fluori. Përpos kësaj, ai është i bindur se kjo nuk është një arsye e fortë që fluori të jetë në pastat e dhëmbëve.

Këto janë opinionet pro dhe kundër të dy profesionistëve rreth përdorimit ose jo të fluorit në pastat e dhëmbëve. Po Ju a jeni dakort me opinionet e tyre?

Himalaya Herbals ofron një game të gjerë të pastave të dhëmbëve. Gama e pastave të dhëmbëve Himalaya është krijuar jo vetëm për përkujdesjen e dhëmbëve, por edhe për kujdesin e gingivave. Të gjitha pastat e dhëmbëve krahas benefiteve të shumta në higjenën orale, janë formuluar në veçanti për kujdesin dhe forcimin e gingivave. 100% natyrale, pa parabene.