Me një peshë prej gati 1.5 kilogramësh, hepari (mëlçia) është një nga organet më të mëdha dhe më rëndësishme në trupin tonë. Mëlçia depoziton minerale, vitamina dhe ndërton proteina të reja kur është e nevojshme. Gjithashtu prodhon dhe lëngun biliar që ndihmon në procesin e zbërthimit të yndyrnave. Mëlçia është organi përgjegjës për zbërthimin e ingredientëve terapeutikë në mënyrë që të përthithen me shpejtësi nga trupi. Roli mbështetës që ka ky organ ndihmon në formimin e mpiksjes së gjakut, e rëndësishme për ndalimin e hemorragjisë nga dëmtimet e ndryshme. Interesant është fakti që mëlçia ka aftësinë të rigjenerojë vetveten plotësisht.
Megjithatë, stili i jetesës dhe gjendjet shëndetësore të ndryshme mund të kompromentojnë funksionet e mëlçisë. Konsumi i alkoolit mund të çojë në tre gjendje serioze për mëlçinë – cirrozë, hepatitis alkoolik dhe dhjamosja e mëlçisë. Kjo e fundit mund të shkaktohet edhe si pasojë e obezitetit. Tymrat toksikë nga bojrat, aerosol të ndryshëm etj, depërtojnë në trup nga mikrovazat e mushkërisë dhe nëpërmjet qarkullimit të gjakut kalojnë në mëlçi, ku mund të shkaktojnë dëmtimin e saj.
Hepatiti A, forma më e lehtë e hepatiteve transmetohet nëpërmjet rrugës fekale-orale. Kjo formë hepatiti dëmton në mënyrë të shpejtë qelizat heaptike. Hepatiti B dhe C, transmetohen nëpërmjet rrugëve të gjakut dhe atyre seksuale. Këto forma hepatiti janë shkatërruese për qelizat hepatike, ndaj rekomandohen vaksina parandaluese.

Çfarë i duhen mëlçisë suaj…

• Hudhra njihet për aktivizimin e enzimave hepatike të cilat pastrojnë toksinat nga trupi.
• Zarzavate me gjethe jeshile, të pasura me klorofile si spinaqi, brokoli, sallata etj janë detoksifikues shumë të mire. Të tjera si çikorja rrisin prodhimin e bilës, e rëndësishme për tretjen e yndyrnave.
• Turmerik apo Shafrani indian është subjekt i shumë kërkimeve shkencore për vetitë antikancerogjene, vetitë detoksifikuese të kancerogjenëve të njohur dietikë.
• Limoni dhe limoni jeshil përmbajnë sasi të larta të vitaminës C, e cila ndihmon trupin të sintetizojë materiale toksike që janë të tretshme në ujë, me qëllim që të eliminohen nga trupi dhe jo të depozitohen në trup. Pirja e lëngut të freskët të limonit në mëngjes, stimulon funksionet e mëlçisë.
• Rrepa dhe karrota ndihmojnë mëlçinë të eliminojë toksinat e metaleve të rënda nga trupi. Ato kanë sasi të mëdha flavonoidesh dhe beta-karotene që përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm të trupit tonë.

Liv.52, LiverCare është një produkt fitoterapeutik unik, 100% natyral, me formulë komplekse që mbron heparin në mënyrë të sigurtë dhe efikase. Liv.52 ka efekte të shumëfishta; tonik, hepatoprotektor kompleks, koleretik, kolecistokinetik, stimulon oreksin,karminativ, antiemetik, laksativ në rastet e konstipacionit kronik, diuretik, antiedematoz, hipolipemiant dhe antianemik.

Tek fëmijët që sëmuren shpesh, imuniteti i dobët ndoshta është shkaku më i zakonshëm i mërzitjes tek prindërit. Disa foshnja të cilat janë lindur me imunitet të dobët dhe fëmijët që vazhdimisht ekspozohen nga infeksionet e fëmijëve të tjerë si në kopshte, shkolla etj kanë më shumë gjasa të sëmuren shpesh. Sistemi ynë imunitar është përgjegjës për mbajtjen nën kontroll të infeksioneve me natyrë bakteriale apo virale. Antitrupat e sistemit imunitar luftojnë dhe kundërshtojnë këto infeksione me sukses. Megjithatë, në rastet me imunitet të dobët, mikroorganizmat shumëfishohen dhe shkaktojnë sëmundje si gripi i zakonshëm, ethe, infeksione te traktit respirator etj.
Meqë shumica e sëmundjeve tek fëmijët vijnë nga faktorë të jashtëm, prindërit mund marrin disa masa të thjeshta për forcimin e imunitetit të fëmijëve të tyre.

3 hapa të thjeshtë për forcimin e sistemit imunitar

Një dietë e shëndetshme është e pazëvendësueshme për zhvillimin dhe përmirësimin e sistemit imunitar tek fëmijët.

  • Balanca ushqimore: Vakti i fëmijës tuaj duhet të ketë një balancë të llojeve të ndryshme të grupeve ushqimore (fruta, zarzavate, drithëra, qumësht, mish).
  • Varietete: Eshtë shumë e rëndësishme konsumi i llojeve të ndryshme ushqimore brenda një grupi (psh. lloje të ndryshme frutash, zarzavatesh etj.)
  • Moderimi: Konsumi ushqimor të kontrollohet, psh. as sasi e madhe, as sasi e vogël

Si të veprosh, si të mos veprosh

Bëj:

  • Zgjidh ushqime të pasura me Vitamin C, A dhe E: Sigurohu që fëmija juaj të konsumojë këto vitamina që janë veçanërisht të rëndësishme për sistemin imunitar. Portokalle, rrushi, ananasi (të pasura me vitamin C ); veza, qumështi, drithra (të pasura me vitamin A); molla, kajsia, mishi i pulës dhe vajra vegjetalë ( të pasura me vitamin E).
  • Lejoje fëmijën të konsumojë shumë lëngje: Konsumi i rregullt i lëngjeve është shumë i rëndësishëm për sistemin imunitar të fëmijës tuaj. Sigurohu të konsumojë shumë lëngje, veçanërisht ne sezonin e verës.
  • Inkurajoje të lajë duart disa here gjatë ditës: Eshtë e rëndësishme që fëmija juaj të bëjë zakon larjen e duarve disa herë gjatë ditës, veçanërisht para se të hajë apo përdorimit të tualetit. Përdorimi i antiseptikëve të duarve është efikas në kontrollin e transmetimit të infeksioneve me anë të duarve.
  • Sigurohu që fëmija juaj të ketë një gjumë të mirë gjatë natës: Fëmijës tuaj i duhet një gjumë i mjaftueshëm të ruajë një sistem imunitar të shëndetshëm.
  • Inkurajo aktivitetin fizik: Aktiviteti fizik i rregullt dhe lojrat e ndryshme në ajër të pastër janë tepër të rëndësishme për imunitetin e fëmijës tuaj.

Mos bëj

  • Shmang përdorimin e enëve, rrobave etj nga të tjerë: Mëso fëmijën të shmangë dhënien e rrobave, enëve të tij tek të tjerë, për të shmangur transmetimin e patogjenëve të ndryshëm.
  • Shmang fastfood-et: Stomaku ynë preket shumë shpejt nga bakteret e ushqimeve të përgatitura në mënyra johigjenike. Sigurohu që fëmija juaj të preferojë ambientin e duhur që përgatit ushqime në mënyrë higjenike.

Imuniteti që një individ zhvillon në fëmijëri, do t’a shoqërojë atë përgjatë gjithë jetës. Prindërit kanë për detyrë të mësojnë fëmijët me zakone të mira që do t’a ndihmijnë atë të ndërtojë një sistem imunitar të fortë.

Septilin shirup është një produkt fitoterapeutik unik, 100% natyral, me formulë komplekse që modifikon përgjigjen imunitare në mënyrë të sigurtë dhe efikase. Dobësimi i integritetit imunitar, faktori kryesor mbrojtës i organizmit, zakonisht rezulton me shfaqjen e shumë gjendjeve jo të shëndetshme. Mjekimet simptomatike përkohësisht lehtësojnë këto simptoma, ato nuk parandalojnë apo trajtojnë. Septilin shirup përmban shumë bimë mjekësore bioaktive të cilat kanë veti të shkëlqyera imunomodulatore, antiinflamatore, antibakteriale, antipiretike dhe antioksidante.

Qarkullojnë disa keqkuptime rreth kujdesit oral që shumë nga ne as e sjellin ndërmend t’a vënë në dyshim. Ndiq këshillat e duhura për dhëmbë dhe gingiva të shëndetshme.

  • Jo e vërtetë #1: Përdorimi i fillit dentar nuk është i nevojshëm.
    E vërtetë: Ka disa hapësira ndërmjet dhëmbëve ku furça e dhëmbëve nuk mund të arrijë. Filli dentar largon mbetjet ushqimore dhe gurëzat në këto hapësira. Mospërdorimi i tij mund të shkaktojë dëmtimin e dhëmbëve.

 

  • Jo e vërtetë #2: Gjakrrjedhja nga gingivat është normale.
    E vërtetë: Gjakrrjedhja është shenja dalluese që gingivat janë të dëmtuara. Njihet ndryshe me termin mjekësor gingivitis ( gjendja e karakterizuar nga inflamacioni i gingivave). Gjakrrjedhja shkaktohet nga depozitimi i mbetjeve përgjatë anësive të gingivave. Për të ruajtur gingivat të pastra përdor fillin dentar me kujdes. Nëse gjakrrjedhja vazhdon konsultohu me dentistin tuaj.

 

  • Jo e vërtetë  #3: Nuk ka rëndësi çfarë hani përsa kohë i lani dhëmbët dy herë në ditë.
    E vërtetë: Ka disa ushqime dhe pije që mund të shfaqin efekte anësore në kavitetin oral. Produktet ushqimore si karamele, ëmbëlsirat apo pijet e gazuara përmbajnë sheqer dhe acide të ndryshme që mund të zbusin sipërfaqen e dhëmbëve. Nuk keni pse t’i evitoni plotësisht, por sigurohuni të shplani gojën me ujë të bollshëm pas përdorimit të tyre.

 

  • Jo e vërtetë#4: Sa më fort lani dhëmbët, aq më mirë.
    E vërtetë: Të lani dhëmbët fort mund të çojë në dëmtimin e gingivave dhe madje deri në humbjen e dhëmbëve. Laj dhëmbët për dy apo tre minuta me lëvizje të shkurtra dhe të lehta.

Sapunët kanë tendencën të largojnë vajrat natyralë nga fytyra, sa më shumë i fërkon aq më shumë lëkura e fytyrës ashpërsohet. Të vlerësojmë pse një larës fytyre është zgjidhja më e mirë për fytyrën tënde kundrejt sapunit:

  • Sapunët kanë tendencën të kenë një pH më të lartë sesa pH normal i lëkurës suaj. Kjo do të thotë që sapuni e përthith shumë shpejt ujin duke e shndërruar lëkurën të thatë dhe të dehidratuar. Substancat alkaline tek sapunët mund të japin një sërë problemesh në fytyrë.

 

  • Nga ana tjetër, pH i larësit të fytyrës është më afër pH të lëkurës suaj. Kjo do të thotë që larësi i fytyrës i ruan vajrat natyralë të lëkurës suaj. Larësi është më tepër i përshtatshëm për fytyrën, dhe nëse do të përdorni një larës fytyre herbal, do të vini re që fytyra juaj do të jetë e butë dhe e hidratuar.

Informohuni dhe zgjidhni larësin që i përshtatet më shumë lëkurës suaj!

Higjiena orale nuk është vetëm për të patur një buzëqeshje të përkryer. Eshtë e rëndësishme që edhe dhëmbët dhe gingivat të jenë të shëndetshme.

Ndiq këto mënyra për dhëmbë që shkëlqejnë dhe gingiva të shëndetshme:

  • Higjiena orale: Laj dhëmbët mëngjes dhe darkë, për të paktën dy minuta. Përdor produkte dentare që përmbajnë Shegë dhe Neem.  Këta përbërës natyralë parandalojne rënien e dhëmbëve, ulçerat e kavitetit oral dhe erën e keqe të gojës. Përdor pastrues gjuhe dhe fill dentar rregullisht.

 

  • I thuaj jo pijeve të gazuara: Pakëso përdorimin e pijeve të gazuara. Këto pije kanë acide dhe sheqer acidik që dobësojnë enamelin e dhëmbëve, duke çuar në dëmtimin e pashmangshëm të tyre.

 

  • Ruaj dhëmbët nga njollat: Produktet ushqimore si kafeja, çaji dhe lëngu i rrushit lëshojnë njolla në dhëmbë tuaj. Shplaj gojën bollshëm me ujë pasi të konsumoni këto lloj ushqimesh.

 

  • Largo duhanin: Duhani në cigare jo vetëm që shkakton kancer, por edhe zverdh dhëmbët tuaj dhe është shkaktari kryesor i erës së keqe të gojës. Doni arsye më të forta për të lënë duhanin për të mirën tuaj?