Qarkullimi i dobët i gjakut, simptomat & ndikimi i gjendjeve shëndetësore

Qarkullimi i dobët i gjakut mund të shkaktohet nga disa gjendje shëndetësore, të tilla si diabeti, ateroskleroza, insufiçenca venoze etj. Simptomat e qarkullimit të dobët mund të jenë shenjë e një problemi të rëndë mjekësor dhe nuk duhet të injorohet.

Simptomat e qarkullimit të dobët të gjakut varen nga nga gjendja shëndetësore, por më së shumti përfshijnë:

  • Ngërçe në këmbë dhe shputa, zakonisht gjatë ushtrimeve fizike
  • Puls i ngadaltë në kyçet e duarve apo këmbëve
  • Gjendje jo e rehatshme, dhimbje apo ndjesia e pickimeve në këmbë
  • Inflamacion i lëkurës dhe indit lidhor tek këmbët
  • Humbja e qimeve në pjesën e këmbëve
  • Plagë (ulçera) në këmbë që shërohen me ngadalë
  • Enjtja e shputave dhe këmbëve
  • Ngjyrë e pazakontë e këmbëve apo shputave
  • Temperaturë e pazakontë në pjesën e këmbëve

Gjendjet shëndetësore që ndikojnë në qarkullimin e dobët të gjakut janë:

  • Diabeti: bën që vazat e gjakut tek këmbët të ngushtohen dhe të humbasin elasticitetin, veçanërisht kur diabeti nuk kontrollohet
  • Ateroskleroza, ku përfshihet dhe sëmundja periferike e arterieve: pllakat aterosklerotike me përmbajtje të yndyrnave dhe kolesterolit grumbullohen në muret e arterieve, duke ngushtuar dhe reduktuar qarkullimin e gjakut
  • Insufiçenca venoze kronike apo vena varikoze: dëmtimet e valvulave të venave shkaktojnë krijimin e xhepave me gjak venoz tek këmbët
  • Obeziteti: akumulimi i masës dhjamore në trup rrit riskun e diabetit dhe aterosklerozës, si dhe sforcon zemrën të pompojë gjak
  • Sindroma Reinaud: shkakton ngushtimin e arterieve ne ekstremitete që do të thotë qarkullimi i gjakut pakësohet në këmbë dhe duar

Gjej qetësi me Pilex tableta, efikas në trajtimin e hemorroideve interne apo eksterne, si dhe në venat varikoze. Fito elasticitetin e këmbëve me Pilex, formulë me shumë bimë mjekësore që përmirëson qarkullimin e gjakut, tonifikon venat & ndihmon drenazhin e gjakut venoz; shfaq efekt anti-inflamator të fuqishëm duke lehtësuar enjtjen e tyre.

Pesticide në prodhimin e fruta-perimeve, hormone në qumësht, antibiotikë në mish – a jemi të sigurtë?

Pesticide në prodhimin e fruta-perimeve, hormone në qumësht, antibiotikë në mish – çfarë roli kanë gjithë këta përbërës shtesë në ushqimin tonë?

Përmirësimi i teknikave të testimit bëjnë të mundur që kërkuesit të detektojnë dhe monitorojnë praninë e disa përbërësve kimikë shqetësuese në ushqim, si dhe në trupin tonë. Megjithëse sasitë janë të vogla dhe ka kontradikta nëse janë apo jo të dëmshme, prezenca e tyre është shqetësuese, sidomos tek prindërit me fëmijë të vegjël.

Cilat janë efektet negative mbi shëndetin tonë të këtyre përbërësve?

Injektimi i hormoneve në gjënë e gjallë, i bën këto të shtojnë peshë më shpejt. Sa më shumë peshë, aq më shumë mish, më shumë përfitime. Gjithashtu hormonet rrisin sasinë e prodhimit të qumështit.

Hormonet janë përdorur me dekada nga industria e mishit, qumështit dhe produktet e konsumit të përditshëm. Estrogjeni sintetik dhe testosteroni kanë përdorim më të shpeshtë.

Ka një lidhje shqetësuese mes këtyre përbërësve dhe shëndetit. Përmendim risqet e kancerit të gjirit rriten me ekspozimin ndaj estrogjenit gjatë jetës. Këto fakte ngrenë një pikëpyetje se a është i sigurtë përdorimi i estrogjenit sintetik në gjënë e gjallë.

Një tjetër hormon për gjedhët apo hormoni i rritjes i rikombinuar (rBGH) rrit prodhimin e qumështit. Edhe pse cilësohet i sigurtë, disa pohojnë se hormoni rBGH rrit nivelin e përbërësve kimikë në trupin tonë të cilët mund të shkaktojnë kancer. Bashkimi Europian ka ndaluar importin e mishit me hormone. Japonia, Kanadaja, Austarlia, Zelanda e Re dhe BE kanë ndaluar produktet e trajtuara me rBGH.

Po në Shqipëri a ndodh kjo? Sa është niveli i lejuar? A jemi të sigurtë?

Mishi i trajtuar me hormone dyshohet se ka lidhje me pubertetin e parakohshëm tek fëmijët. Një studim i vitit 2009 zbuloi se fëmijët që konsumonin më shumë proteina shtazore hynë në pubertet rreth shtatë muaj më shpejt se ata që konsumonin më pak. “Nuk ka rëndësi nëse është qumësht, djathë apo mish – të gjitha këto proteina shtazore kanë një ndikim domethënës në sistemin tonë IGF,” sipas Thomas Remer, Ph.D., një nga autorët e studimit në fjalë në Gjermani.

Fermerët bashkë me ushqimin e kafshëve aplikojnë përditë antibiotikë në doza të vogla të për bagëtinë e tyre. Këtë nuk e bëjnë që të parandalojnë të sëmuren, por të shtojnë sa më shumë në peshë.

Por shumë mjekë dhe studiues kanë hedhur dyshime se kjo praktikë po kontribuon në rritjen e shtameve rezistente ndaj antibiotikëve, duke paraqitur një rrezik serioz për shëndetin tonë.

Nuk ka mundësi të zbulohet lehtë nëse produktet e mishit janë të trajtuara me antibiotikë ose jo. Tetraciklina, Ciprofloksacina, Kloramfenikoli përdoren rëndom edhe në Shqipëri tek shpesët.

Fermerët përdorin pesticide në kultivimin e frutave dhe perimeve. Përcaktimi i kufijve se sa mbetje të pesticideve duhet të ketë në ushqim vlerësohet nga EPA; një proces kompleks që nuk është i lehtë për t’u zbërthyer. Frutat dhe perimet që kanë ngarkesën më të lartë me pesticide janë:

  • Pjeshka
  • Molla
  • Domate
  • Qershia
  • Luleshtrydhja
  • Rrushi
  • Spinaqi
  • Patatja etj

Ndërsa frutat dhe perimet me ngarkesën e pesticideve më të ulët janë:

  • Avokado
  • Ananasi
  • Asparagus
  • Mango
  • Banane
  • Brokoli
  • Papaya etj

Por si e mbron Ti veten nga toksinat & kimikatet e tyre?! Bëje mëlçinë të buzëqeshë përsëri; DETOX trupin nga lëndët e dëmshme të barnave, ushqimeve apo alkoolit me Liv.52-që prej 1955. Bimët mjekësore tek formula e Liv.52; çikorja, njëmijëfletëshi, arjuna, capparis mbrojnë organizmin & përmirësojnë funksionet e tij. http://liv52.al/

Si ndikon stresi në shëndetin mendor dhe fizik

Jeta sjell plot dukuri që s’mund të shmangen. Një dukuri e pashmangshme që ndikon drejtpërdrejt në shëndetin tonë mendor në një botë moderne dhe të vrullshme si kjo, është stresi. Ne të gjithë jemi të njohur me të dhe kjo nuk sjell argëtim me siguri. Dhe ndërsa ne të gjithë manaxhojmë stresin sipas mënyrës sonë, një gjë është e sigurt; të gjithë dëshirojmë që të kemi sa më pak stres!

Disa njerëz mendojnë se stresi është i gjithi në mendje, por në fakt preket dhe trupi gjithashtu. Sa herë që jeni të stresuar, trupi reagon. Për shembull, gjëndra mbiveshkore luan një rol të rëndësishëm në përgjigjen e trupit ndaj stresit. Njerëz të ndryshëm reagojnë ndryshe. Pra, edhe pse përballemi me situata unike çdo ditë, duhet të kemi parasysh se reagimi i trupit tonë ndaj stresit është gjithashtu shumë unik.

Pra, si ndikon shëndeti mendor në shëndetin tuaj të përgjithshëm?

Mendohet shpesh se shëndeti mendor dhe shëndeti trupor janë dy çështje të ndara. Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë e përkufizon shëndetin si mirëqenie të plotë fizike, mendore dhe sociale. Trupi reagon në mënyrën se si ndiheni, veproni apo mendoni. Kjo është arsyeja pse shpesh ndiheni fizikisht të parehatshëm pas një ngjarjeje stresuese. Keni dëgjuar ndonjëherë fraza, “kam si flutura në bark?” Stresi nxit reaksione fizike të dukshme. Stresi mendor dhe emocional shkakton ndryshime të nivelit të energjisë fizike si dhe ndikon në marrëdhëniet tona shoqërore.

Çfarë duhet të bëj për të patur një mendje dhe trup të shëndetshëm?

Hapi i parë për të menaxhuar shëndetin tuaj mendor dhe stresin është të dish se pse përjetoni këto ndjenja negative. Gjetja e shkaktarit kryesor ju ndihmon të jeni më të vetëdijshëm se pse ndiheni në atë mënyrë.

Disa këshilla për nxitjen e shëndetit mendor pozitiv.

  • Të jetosh një jetë të ekuilibruar mes punës dhe shtëpisë
  • Ushqimi me një diete të ekuilibruar, të shëndetshme
  • Ushtrime fizike rregullisht
  • Rutinë të gjumit në mënyrë të shëndetshme
  • Përdorni metoda relaksimi për të qetësuar mendjen dhe trupin tuaj

Përveç këshillave të mësipërme për përshtatjen dhe reagimin ndaj stresit, formula e Mentat nga Himalaya Herbal Healthcare ndihmon njerëzit të përshtaten në situata të ngjashme çdo ditë.

A e dimë kuptimin e mirëfilltë të fjalës detoks?

Fjala “detoks” është keqpërdorur aq shumë, shpesh sinonim i premtimeve qesharake, aqsa e ka humbur kuptimin e mirëfilltë. Dhe kjo është një fatkeqësi. Ka shumë njerëz që mund të përfitojnë nga programi i detoksit të trupit të tyre, por zhgënjimet nga premtimet e programeve  të ashtuquajtura “humbje të shpejtë të peshës” apo lëngjet “mrekullibërëse” i kanë shndërruar njerëzit në konfuzë dhe mosbesues, dhe me të drejtë. Gjëja e parë e rëndësishme në lidhje me detoks është se jo të gjithë kanë nevojë për të. Nëse ushqeheni shëndetshëm dhe pastër, përdorni shumë fruta dhe perime, mishin në mënyrë racionale, dhe nëse keni mundësi, shumë ajër të pastër, stërvitje dhe ujë, ka shumë të ngjarë që nuk do të keni nevojë të lexoni më tej. Por kjo ndoshta është më e lehtë në të thënë sesa në të bërë.

Kush ka nevojë për detoks?

Ju keni! (Nëse ndonjë nga këto pika ju tingëllon e njohur):

  • Vështirësi të përqendrimit herë pas here.
  • Kapsllëku i rastësishëm ose diarre të papritura.
  • Raste të pagjumësisë ose të gjumit të tepërt.
  • Mbiushqyerja e pavetëdijshme.
  • Lodhje ose marrje mendsh edhe pas një pushimi të mjaftueshëm.
  • Ndjesia e fryrjes disa orë pas vaktit.
  • Nevojë e tepruar për shumë kafe ose shumë pije energjike gjatë ditës.

Programi i detoksifikimit jo domosdoshmërisht do t’i largojë të gjitha këto pika, por nëse e gjeni veten sadopak në listën e mësipërme, është një shenjë e qartë që mund t’ju duhet të kujdeseni më shumë për trupin tuaj dhe të gjeni mënyra të reja për ta mbështetur atë, duke përfshirë detoksin.

Detoksifikimi (i quajtur edhe biotransformimi) është një proces shumë kompleks biokimik që ndodh kryesisht në mëlçi, veshka dhe mushkëri, megjithatë çdo qelizë në trupin tuaj ka të paktën disa kapacitete për detoksifikim.

Fakti që trupi ynë ka kaq shumë mënyra për të detoksifikuar është një shembull i qartë se me sa toksina përballemi çdo ditë. Sa më shumë mënyra të kemi për t’i hequr ato, aq më mirë!

Në pak fjalë, procesi i detoksit është një detyrë e vazhdueshme për largimin e një toksine nga trupi duke hequr ose  shtuar një përbërës kimik. Pavarësisht nga ekuacioni, kjo detyrë kërkon punë nga organet e detoksit.

Kjo mund të tingëllojë e thjeshtë por është me të vërtetë një zinxhir i ndërlikuar dukurish dhe ndërveprimesh që ndodhin 24 orë çdo ditë, që nga momenti kur lindim deri në momentin kur largohemi nga kjo jetë.

Pra, herën tjetër kur dikush ju tregon për detoks me kite “magjike”, apo lëngje “mrekullibërëse”, ata janë duke folur në njëfarë mënyre përralla. Detoksi është diçka që trupi ynë bën ditëpërditë, të gjitha vetë, gjatë gjithë jetës. Më e mira që mund të bëjmë është ta mbështesim atë.

Ju tashmë e dini se mënyra më e mirë për detoksin është me anë të dietës.

  • Konsumi i ushqimeve organike kur të jetë e mundur.
  • Ulja e konsumit të mishit.
  • Hani më shumë fruta dhe perime të errëta. Ata rritin antioksidantët.
  • Pini ujë në vend të pijeve me bazë sode. Kufizo alkoolin në 2-3 pije në javë.

Çfarë tjetër, përveç ushqimeve dhe pijeve?

Pastroni lavamanet dhe pajisjet e pastrimit. Sendet që përdorim në kuzhinë dhe banjo na ekspozojnë ndaj toksinave të panevojshme gjatë gjithë kohës.

Dhe mund të tingëllojë pak e çuditshme, djersit sa më shumë. Djersa është një rrugë e rëndësishme për detoks.

Nëse zgjidhni shtesa ushqimore, përqendrohuni tek ato që mbështesin organet specifike përgjegjëse për detoksin.

Mëlçia

Është centrali i trupit të njeriut. Nuk ka jetesë pa të. Ajo kryen 500 funksione biokimike, jo vetëm detoks, kështu që ajo nuk duhet të mbetet prapa me detyrat e saj, veçanërisht nëse ju e lodhni duke pirë alkool gjatë një nate intensive.

Ushqeje atë me bimë që ajo pëlqen: Njëmijëfletëshi, Arjuna, Kaperi, Çikore janë të gjitha bimë që gjenden tek Liv.52

Veshkat

Veshkat filtrojnë ujin dhe lëndët e panevojshme nga gjaku juaj dhe e kthejnë atë në urinë, dhe kthejnë gjakun e pastër në trupin tuaj. Gjithashtu balancon elektrolitet në gjak. Ato gjithashtu mbajnë vëllimin e lëngjeve ekstracelulare në kontroll.

Veshkat parapëlqejnë bimë si Tribulus, lulet me gjemba, Indian Madder ose Cyperus që gjenden tek Cystone.

Mushkëritë

Gjatë frymëshkëmbimit, mushkëritë kapin oksigjenin nga atmosfera dhe e futin në qarkullimin e gjakut. Për fat të keq, ato gjithashtu futin dhe gazrat nga trafiku, poleni nga pranvera dhe mbidoza toksike e parfumeve.

Mushkëritë pëlqejnë Wax Tree, Ginger dhe Malabar Nut Tree.

Gjaku

Si mbarten lëndët ushqyesve në qelizat tuaja? Po oksigjeni? Gjaku fut në qarkullim lëndët e nevojshme, dhe largon ato të panevojshme. Transporton mbetjet metabolike të çdo qelize dhe i kthen ato përsëri në mëlçi dhe veshka për filtrim. Gjaku mund t’a quajmë një lumë virtual i riciklimit.

Ruaje me Triphala, Shafranin e Indisë dhe Indian Tinospora, vetëm për të përmendur disa.

Lëkura

Ayurveda mendon se çdo problem me detoksin ose tretjen do të shfaqet më parë në lëkurë, kështu që le të vlerësojmë më shumë organin më të madh të trupit tonë. Keni shtatë shtresa të lëkurës për t’ju mbrojtur toksinat dhe për t’i nxjerrë ato.

Përdorni për lëkurën bimë të tilla si Neem, Triphala dhe Shafranin e Indisë.

Detoksi nuk është diçka që ju bëni për një ditë dhe jeni mirë për gjithë vitin. Detoksi i zgjuar, i duhur ndodh gjatë gjithë ditës, çdo ditë të jetës suaj. Mbështetni detoksin fiziologjik të trupit tuaj, në mënyrë të vazhdueshme, me mençuri dhe gjatë gjithë jetës ..

 

A e dini se 1 në 10 individë mund të zhvillojë gurë në veshka përgjatë jetës?

5 mënyra parandalimi të gurëve në veshka:

  • Mos e nënvlerëso djersitjen e tepërt. Palestrat, saunat, aktivitetet fizike nga më të ndryshmit janë të dobishme për shëndetin, por ato mund të çojnë në krijimin e gurëve në veshka. Si? Humbja e ujit nëpërmjet djersitjes (nga aktivitetet fizike apo nga nxehtësia e stinës së verës) çon në prodhim më të ulët të urinës. Sa më shumë djersitni, aq më pak urinoni. Kjo lejon që mineralet gurëformuese të bashkohen dhe lidhen në veshka  dhe traktin urinar.

Çfarë të bësh: Hidratohu me ujë. Një nga masat më të mira për evitimin e krijimit të gurëve në veshka është të pini sa më shumë ujë. Kështu do të urinoni më shumë. Sigurohuni që të keni gjithmonë ujë, sidomos gjatë ushtrimeve fizike apo aktiviteteve të ndryshme ku djersitja është e madhe.

  • Nuk ndikon vetëm oksalati. Çfarë oksalati? Oksalati gjendet në shumë ushqime; fruta, zarzavate, fara dhe fruta të thata, legume, çaj dhe çokollatë. Nivele të larta të oksalatit përmbajnë kikirikët, spinaqi, rrepa, çokollata dhe patatet e ëmbla. Ngrënia e moderuar e këtyre ushqimeve vlen për individë që kanë tendencë të zhvillojnë gurë me bazë oksalatkalciumi. Mendimi se të ushqyerit me ushqime që nuk përmbajnë oksalate nuk krijon gurë renalë është i gabuar. Ndërsa teorikisht mund të jetë e vërtetë, ky mendim nuk është i goditur parë nga perspektiva shëndetësore. Shumica e gurëve në veshka formohen kur oksalati lidhet me kalciumin gjatë prodhimit të urinës nga veshka. Si mendoni, a do jetë më mire që kalciumi dhe oksalati të lidhen në stomak dhe zorrë?

Çfarë të bësh: Ha dhe pi ushqime të pasura me kalcium dhe oksalate së bashku gjatë vaktit. Duke vepruar kështu, kalciumi dhe oksalati lidhen në stomak dhe zorrë para se të arrijnë në veshka duke shmangur kështu krijimin e gurëve.

  • Armiku nuk është vetëm kalciumi. Me shumë gjasa nga vetë emri, shumë janë të mendimit se kalciumi është shkaktari kryesor tek gurët me bazë oksalatkalciumi. Ka shumë pacientë që habiten se si u janë krijuar gurë përsëritës edhe pse kanë ndërprerë ushqimet e pasura me kalcium. Ka dhe mjekë që këshillojnë pacientët e tyre të reduktojnë marrjen e kalciumit. Një dietë e varfër me kalcium në fakt rrit riskun e zhvillimit të gurëve në veshka.

Çfarë të bësh: Mos redukto kalciumin. Mendo të reduktosh natriumin (kripën) në dietë dhe të ushqehesh njëkohësisht si me ushqime me përmbajtje oksalati, ashtu edhe me ato me përmbajtje kalciumi.

  • Nuk ka vetëm një dhe kaq. Dalja e gurit nga veshka shpesh përshkruhet si eksperienca më e dhimbshme që një person mund të ketë kaluar, por fatkeqësisht, kjo nuk ndodh vetëm një herë. Studimet tregojnë që edhe pse mund të ketë vetëm një gur, shanset për të pasur një tjetër më vonë janë të mëdha. Shumë individë janë gati të bëjnë gjithçka që vetëm kjo mos të ndodhë përsëri. Individët me kalkuloza jo gjithmonë ndjekin këshillat e nefrologëve dhe urologëve. 15% e pacientëve nuk marrin mjekimin, 40% e tyre nuk ndjekin këshillat e ushqyerjes.

Çfarë të bësh: Vepro! Pa mjekimet e duhura dhe përshtatjet e dietës, formimi i gurëve rikthehet dhe kjo mund të jetë një shenjë e ndërlikimeve të tjera.

  • Jo të gjithë gurët krijohen njësoj. Përveç gurëve me bazë oksalatkalciumi, një tjetër lloj guri është edhe ai me bazë acidi urik. Mishi i kuq, mishi i organeve të brendshme kanë përqëndrime të larta të një përbërësi kimik të quajtur purinë. Marrja e sasive të mëdha të purinës çon në prodhim të tepërt të acidit urik. Veshkës i duhet të ekskretojë sasi më të mëdha të acidit që do të çojë në uljen e pH të urinës, që do të thotë urina është më acidike. Përqëndrimi i lartë acidik në urinë e bën më të lehtë krijimin e gurëve me bazë acidi urik.

Çfarë të bësh: Për parandalimin e këtyre gurëve, mos konsumo ushqime me përmbajtje të lartë purinash si mishi i kuq, mishi i organeve të brendshme dhe ndiq një dietë të shëndetshme me fruta, zarzavate, drithëra dhe produkte me përmbajtje të ulët yndyrnash. Redukto sheqerin dhe pijet me sheqer. Redukto alkoolin sepse alkooli rrit nivelet e acidit urik në qarkullimin e gjakut. Reduktimi i proteinave shtazore dhe konsumimi i më shumë frutave dhe zarzavateve ndihmon në uljene e aciditetit të urines dhe si rrjedhojë shansi për t’u formuar guri do të jetë i ulët.

Cystone™ ndihmon në espulsin, shkrirjen e gurëve në veshka nga trakti urinar. Cystone™ parandalon rikrijimin e tyre pas litotripsisë apo ndërhyrjeve kirurgjikale në veshka. Cystone™ indikohet në kristaluri, si ndihmës në infeksionet kronike të traktit urinar, uretriti jospecifik ku përfshihet disuria (urinim i dhimbshëm apo prezenca e gjakut në urinë), djegie e urinës dhe hiperuricemi (guta).

Hemorroidet, pohimet e sakta dhe të pasakta rreth tyre

Hemorroidet, shkaqet e tyre:

Edhe pse shumica e pacientëve diagnostikohen me hemorroide pas moshës 30 vjeç, e vërteta është se hemorroidet janë të përhapura më shumë nga ç’mendojmë. Shkaqet kryesore të kësaj gjendje janë:

  • Konstipacioni kronik
  • Diarrea kronike
  • Shtatzania dhe lindja
  • Obeziteti
  • Të ulurit për një kohë të gjatë
  • Ngritja e peshave të rënda
  • Mosha

Më poshtë janë renditur disa pohime të sakta dhe të pasakta rreth tyre:

  • E pasaktë: -Mjafton të shfaqen njëherë hemorroidet, dhe ato do të jenë një problem që do të ripërsëritet gjithmonë.

E saktë: Kjo nuk ndodh gjithmonë, veçanërisht tek personat që zhvillojnë hemorroide për shkak të një situate të përkohshme si shtatzania, lindja apo shtrëngimi për stimulimin e zbrazjes së zorrës etj. Shumica e trajtimeve të hemorroideve janë efikase, por për të parandaluar përsëritjen e tyre duhet të kemi një dietë të pasur me fibra, fruta dhe shumë lëngje për zbutjen e feçeve.

  • E pasaktë: Vetëm të moshuarit zhvillojnë hemorroide.

E saktë: Edhe pse është e vërtetë se rreth gjysma e individëve kanë zhvilluar hemorroide në moshën 50 vjeçare, mosha e madhe nuk është shkaku kryesor i hemorroideve. Faktorë risku të tjerë janë shtatzania, konstipacioni kronik (kapsllëku), obeziteti etj. Individët e moshuar që kanë tendencë të zhvillojnë hemorroide duhet të ndjekin disa hapa të thjeshtë: të paktën 8 gota ujë në ditë, dietë e pasur me fibra dhe fruta, zarzavate, drithra, shmangia e pozicioneve ulur për një kohë të gjatë, shtrëngime të panevojshme, pesha të rënda etj.

  • E pasaktë: -Hemorroidet nuk janë të shpeshta dhe kaq të sikletshme.

E saktë: Në fakt, hemorroidet janë të shpeshta si në burra, ashtu edhe në gra, dhe gati gjysma e njerëzve zhvillojnë hemorroide gjatë jetës së tyre. Hemorroidet janë shumë të sikletshme dhe të dhimbshme.

  • E pasaktë: -Hemorroidet janë të vështira për t’u trajtuar.

E saktë: Ka shumë mënyra për të trajtuar hemorroidet, nga ato minimale në kushte shtëpiake deri tek mjekimet efikase apo dhe procedurat kirurgjikale. Të gjitha trajtimet me barna janë relativisht të lehta dhe pa dhimbje.

  • E pasaktë: -Hemorroidet rrisin riskun e kancerit kolonorektal.

E saktë: Nëse një person dyshon se ka hemorroide, është shumë e rëndësishme një vizitë tek mjeku për të përjashtuar çdo ndërlikim serioz. Megjithatë, zhvillimi i hemorroideve në asnjë mënyrë nuk është tregues i një risku për kancer.

  • E pasaktë: -Ata që kanë dietë të pasur me fibra nuk duhet të shqetësohen për hemorroidet.

E saktë: Edhe pse konsumi i fibrave është një nga mënyrat e parandalimit të zhvillimit të hemorroideve, ajo nuk është e vetmja mënyrë. Zakonet e përdorimit të tualetit influencojnë shumë në zhvillimin e hemorroideve. Shmang qëndrimin ulur për një kohë të gjatë në tualet, shtrëngimin gjatë defekimit etj. Përveç konsumit të fibrave, 8 gota ujë në ditë janë thelbësore.

Trajtimi i hemorroideve dhe variçeve me Pilex

Kombinimi i Pilex tableta dhe Pilex pomadë redukton me efikasitet përmasat hemorroidale, përmirëson simptomat (dhimbje, gjakrrjedhje, prurit), si dhe korigjon konstipacionin kronik që shpesh
shoqëron rastet hemorroidale. Mekanizmi i veprimit të Pilex tableta dhe pomadë është kompleks. Ekstraktet bioaktive të Pilex shfaqin
veti të fuqishme anti-inflamatore dhe analgjezike. Vetitë antioksidante mbrojnë nga dëmtimi i radikaleve të lira si dhe tonifikojnë paretet venoze. Bioflavonoidet (rutina, kuercetina, hesperidina) të kombinuara me vitaminën C ruajnë strukturën normale të kolagjenit, forcojnë tonusin e pareteve venoze dhe rregullon përshkueshmërinë kapilare. Veprimi antibakterial parandalon infeksionet, kurse veprimi hemostatik ndihmon në ndalimin e hemorragjive hemorroidale. Veprimi antihistaminik redukton pruritin rreth anusit, ndërsa veprimi cikatrizues përshpejton shërimin. Veprimi laksativ i përbërësve korrigjon konstipacionin kronik të lidhur me hemorroidet.

Dhjami visheral dhe ndërlikimet shëndetësore; benefitet e Liv.52

Ndihesh sikur ke shtuar ca kile rreth belit? Faji i konsumit të tepërt të mishit, vezës apo vajit të palmës? Ndodh tek shumica jonë. Por dhjamosja visherale apo dhjami rreth belit (insulina është shkaku kryesor) nuk ka të bëjë vetëm me rrobat e stinës apo thjesht ca kile më tepër; ajo mund të jetë simptoma i një problemi shëndetësor të fshehur. Vlerat e larta të glukozës në gjak, presionit të gjakut, kolesteroli dhe trigliceridet (profili metabolik) tregon për shenjat e diabetit dhe risk të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare. Në shumë raste, individët me këto shenja nuk e dinë gjendjen e tyre. Këta individë mund të kenë dhe shenja të pllakave aterosklerotike në arteriet e qafës dhe aortës abdominale, të cilat rrisin riskun e atakut kardiak dhe “goditjes në tru”. Por jo vetëm kaq, dhjami visheral lidhet ngushtë edhe me apnenë e gjumit, gutën, tromboza e venave të thella, osteoartriti, infeksione mykotike, sëmundje të lëkurës dhe probleme neurologjike. Ndërsa dhjami visheral është një problem për të dy gjinitë, femrat kanë tendencën të grumbullojnë më shumë masë dhjamore rreth belit sesa burrat. Kjo rritet më shumë në moshat mesatare gjatë fazë së menopauzës.
Për të shkëputur lidhjen insulinë- dhjamosje visherale, duhet të ndryshojmë sjelljen e të ushqyerit. Nëpërmjet ushqyerjes duhet të vendosim ekuilibrin hormonal ndërmjet insulinës, GH (hormoni i rritjes), IGF1 dhe kortizolit. Të ushqyerit funksional e sheh ushqimin si instrument parandalues, terapeutik por edhe shërues, që në një farë mënyre as mjekësia moderne me barnat e saj allopatike nuk mund t’a bëjnë.
Lajmi i mirë? Mund t’a fitojmë betejën; të ushqyerit në ekuilibër, ushtrime fizike, gjumë të shëndetshëm dhe sa më pak stres.

Bimët mjekësore tek formula e Liv.52; çikorja, njëmijëfletëshi, arjuna, capparis shfaqin veti të fuqishme hepatoprotektive, rivendosin funksionin fiziologjik të heparit, stabilizojnë proceset metabolike dhe ndalojnë akumulimin e masës dhjamore duke normalizuar kolesterolin dhe trigliceridet. Liv.52 rrit albuminën në serum e cila mbron mëlçinë, ka veprim stabilizues të kolesterolit dhe ndihmon në ruajtjen në vlera normale të kolesterolit, lipoproteinave, fosfolipideve dhe triglicerideve.

Infertiliteti në çift

Të kesh një fëmijë nuk është gjithmonë e lehtë për një çift. Ju ngjan nganjëherë sikur partneri nuk është  e njëjta grua që keni njohur më parë? Ju ngjan e fiksuar pas diçkaje? Preket shpejt? Gjithmonë e mërzitur? E inatosur? Mos u mërzit, gjithçka është normale!

Nëqoftëse do të këshilloheshit nga një specialist, padyshim që ai do t’ju konfirmonte se reagimi ekstrem i saj është krejt normal. Zakonisht gratë e përjetojnë më keq sesa burrat. Burrat me shumë gjasa mërziten më tepër për gratë e tyre sesa infertiliteti në vetvete.

Gratë që përjetojnë rastet e infertilitetit shpesh fiksohen tërësisht tek një shtatzani e mundshme. Eshtë gjëja e parë që mendojnë kur ngrihen në mëngjes dhe e fundit kur bien në shtrat në darkë. Kanë vështirësi të përqëndrohen në punë, vështirësi të qetësohen dhe të flenë. Shpesh qajnë dhe janë me humor të keq. Mund të përjetojnë xhelozi të pashpjegueshme apo fyejnë gra të tjera shtatzana apo me fëmijë. Shpesh izolohen nga shoqëria për të shmangur këto ndjenja jo të këndshme. Gratë që luftojnë me rastet e infertilitetit shpesh humbin dëshirën dhe interesin në aktivitete të ndryshme që më parë i preferonin dhe fillojnë të shfaqin simptomat e ankthit dhe depresionit.

Burrat që kanë të bëjnë me këto gra shpesh janë të papërgatitur nga këto reagime. Ata supozojnë se kjo është një shenjë që diçka nuk po funksionon me partnerin e tyre dhe kanë frikë se gruaja që kanë njohur më parë nuk do të rikthehet. Shpesh nuk e kuptojnë pse partneri është kaq i mërzitur për diçka që është jashtë kontrollit të saj. Burrat nuk e kuptojnë pse partneri I tyre nuk gëzohet asnjëherë për sukseset e të tjerëve. Për të kontrolluar situatën në “mënyrën më të mirë të mundshme”, ata ngushëllojnë partnerin me një “gjithçka do shkojë MIRE”. Por në fakt ata nuk janë të sigurtë sesi kjo do shkojë kaq mirë, gjë që e fut partnerin në një izolim më të thellë.

Në fakt, burrat nuk mund t’a “ndreqin” këtë problem. Nuk ka garanci për këtë. Madje dhe mjekët dhe teknologjia më e mirë nuk jep garanci. Eshtë kjo pasiguri që e bën gruan të ndihet e frikësuar, plot ankth dhe e pasigurtë. Ajo që duan gratë është miratimi i ndjenjave të tyre. Ajo që është tejet e rëndësishme; të pranosh sesi ndihet partneri dhe të jesh pranë tij në këto momente.

Për gjithë të tjerat ka zgjidhje. Speman u jep shpresë çifteve me raste të infertilitetit dhe oligospermisë.

Speman është një formulim fitofarmaceutik që përshkruhet kryesisht për trajtimin e oligospermisë dhe infertilitetit. Speman përmirëson nivelet hormonale të LH dhe FSH dhe mban në nivelet e duhura qelizat basofile në hipofizë.

 

Mëlçia dhe disa barna që rritin nivelet enzimatike

Me një peshë prej gati 1.5 kilogramësh, hepari (mëlçia) është një nga organet më të mëdha dhe më rëndësishme në trupin tonë. Mëlçia kryen mbi 500 funksione. Mëlçia depoziton minerale, vitamina dhe ndërton proteina të reja kur është e nevojshme. Gjithashtu prodhon dhe lëngun biliar që ndihmon në procesin e zbërthimit të yndyrnave. Mëlçia është organi përgjegjës për zbërthimin e ingredientëve terapeutikë në mënyrë që të përthithen me shpejtësi nga trupi. Roli mbështetës që ka ky organ ndihmon në formimin e mpiksjes së gjakut, e rëndësishme për ndalimin e hemorragjisë nga dëmtimet e ndryshme. Interesant është fakti që mëlçia ka aftësinë të rigjenerojë vetveten plotësisht.
Megjithatë, stili i jetesës dhe gjendjet shëndetësore të ndryshme mund të kompromentojnë funksionet e mëlçisë. Konsumi i alkoolit mund të çojë në tre gjendje serioze për mëlçinë – cirrozë, hepatitis alkoolik dhe dhjamosja e mëlçisë. Kjo e fundit mund të shkaktohet edhe si pasojë e obezitetit. Tymrat toksikë nga bojrat, aerosol të ndryshëm etj, depërtojnë në trup nga mikrovazat e mushkërisë dhe nëpërmjet qarkullimit të gjakut kalojnë në mëlçi, ku mund të shkaktojnë dëmtimin e saj.
Por ajo që neglizhohet shpesh është edhe përdorimi pa kriter i disa barnave, mosinformimi korrekt për to, dhe përdorimi i njëkohshëm me alkoolin.

Shumica e barnave që përshkruhen nga mjeku janë të sigurta në dozat e rekomanduara. Shumë nga këto barna kërkojnë analiza periodike dhe të vazhdueshme të funksionit hepatik, disa para se të përshkruhet bari, dhe disa të tjerë para dhe gjatë trajtimit. Hepari (mëlçia) është organi përgjegjës për përthithjen, zbërthimin, aktivizimin dhe eliminimin e ingredientëve terapeutikë nga organizmi. Zakonisht, kur barnat shkaktojnë rritje të niveleve enzimatike (tregues i dëmtimit dhe inflamacionit të heparit), ndërprerja e mjekimit me këto barna rezulton me uljen e niveleve enzimatike.

Shenjat, simptomat dhe vlerat jonormale të analizave në sëmundjet hepatike zhvillohen kur barnat dëmtojnë mëlçinë dhe kompromentojnë funksionin normal të saj. Çrregullimet hepatike të induktuara nga barnat janë të ngjashme nga ato të shkaktuara nga agjentë të tjerë si: viruset dhe sëmundjet imunologjike. Psh. Hepatiti i induktuar nga barnat është i ngjashëm me hepatitin viral; të dyja rastet shkaktojnë rritje të niveleve enzimatike aspartate amino transferazës (AST) dhe alanine aminotrasferazës (ALT), si dhe anoreksi (humbje të oreksit), lodhje dhe nausea (ndjesi për të vjellë). Kolestaza e induktuar nga barnat (kompromentimi i rrjedhjes së lëngut biliar që shkaktohet nga dëmtimi i duktusit biliar) imiton kolestazën e sëmundjes hepatike autoimune. Kjo rezulton me rritjen e niveleve të bilirubinës (shkakton verdhëzën) dhe alkaline fosfatazës në gjak, si dhe shkakton të kruara të trupit.

Disa nga barnat që përshkruhen që rritin nivelet enzimatike, tregues të inflamacionit dhe dëmtimit hepatik.

Statinat apo inhibitorët e HMG-CoA reduktazës, janë barna që ulin kolesterolin; lovastatin, atorvastatin, simvastatin, fluvastatin etj. Kjo klasë barnash mund të rrisë nivelet e transaminazave. Para se mjeku të përshkruajë një statinë, duhet të sigurohet që vlerat enzimatike të jenë në normë. Testi i enzimave hepatike duhet të bëhet periodikisht. Statinat kanë potencialin të rrisin nivelet enzimatike, tregues të dëmtimeve hepatike.
Tetraciklinat janë barna që përdoren në pacientë të prekur nga gonorrhea dhe sifilizi të cilët janë alergjikë ndaj penicilinës si dhe në infeksione të shkaktuara nga nga baktere si Mycoplasma, Chlamydia dhe Rickettsia. Grupi i tetraciklinave përfshin tetraciklinën, doksiciklinën, minociklinën etj. Këto barna mund të kompromentojnë funksionet hepatike, veçanërisht gjatë shtatzanisë.
Amiodaroni është antiaritmik që përdoret për manaxhimin e rrahjeve jo të rregullta të zemrës. Amiodaroni mund të shkaktojë fosfolipidozën. Fosfolipidoza është akumulimi i fosfolipideve apo yndyrës në qelizë. Shenja dalluese janë transaminazat e rritura. Analizat e funksionit hepatik duhet të monitorohen rregullisht.
Barnat antiepileptike: fenitoina, acidi valproik (Depakina), karbamazepina dhe fenobarbitali janë barna që përdoren për parandalimin dhe trajtimin e epilepsisë. Ato mund të çojnë në rritjen e niveleve enzimatike. Analizat e funksionit hepatik duhet të monitorohen periodikisht. Depakina kërkon që para se të fillojë mjekimi dhe në vazhdim të saj, të realizohen analizat e funksionit hepatik. Doza të reduktuara të Depakinës jepen kur ka kompromentim të heparit. Karbamazepina mund të rrisë potencialin e disa barnave të tjera, si psh. paracetamolit, që mund të çojë deri në toksicitet të heparit.
Barna të tjera: anti-inflamatorët jo-steroidë si ibuprofeni apo diklofenaku, mund të rritin nivelet enzimatike. Izoniazidi, nitrofurantoina, trimetoprim, hidralazina dhe kinidina, gjithashtu mund të rritin nivelet enzimatike. Kaptopril, lizinopril, enalapril, eritromicin, sulfonilureikët si glipiridi dhe glipizidi, sulfonamidet si sulfometoksazoli dhe sulfadiazina mund të shkaktojnë verdhëzën kolestatike që manifestohet me rritje të niveleve enzimatike.
Përdorimi i Liv.52 tabletë normalizon sistemin enzimatik, përmirëson asimilimin dhe funksionet hepatike. Liv.52 është një formulë fitoterapeutike, e studiuar gjerësisht që detoksifikon mëlçinë nga agjentë të ndryshëm potencialë; ku përfshihen toksinat mjedisore, toksinat nga barnat dhe ushqimet.