Me një peshë prej gati 1.5 kilogramësh, hepari (mëlçia) është një nga organet më të mëdha dhe më rëndësishme në trupin tonë. Mëlçia kryen mbi 500 funksione. Mëlçia depoziton minerale, vitamina dhe ndërton proteina të reja kur është e nevojshme. Gjithashtu prodhon dhe lëngun biliar që ndihmon në procesin e zbërthimit të yndyrnave. Mëlçia është organi përgjegjës për zbërthimin e ingredientëve terapeutikë në mënyrë që të përthithen me shpejtësi nga trupi. Roli mbështetës që ka ky organ ndihmon në formimin e mpiksjes së gjakut, e rëndësishme për ndalimin e hemorragjisë nga dëmtimet e ndryshme. Interesant është fakti që mëlçia ka aftësinë të rigjenerojë vetveten plotësisht.
Megjithatë, stili i jetesës dhe gjendjet shëndetësore të ndryshme mund të kompromentojnë funksionet e mëlçisë. Konsumi i alkoolit mund të çojë në tre gjendje serioze për mëlçinë – cirrozë, hepatitis alkoolik dhe dhjamosja e mëlçisë. Kjo e fundit mund të shkaktohet edhe si pasojë e obezitetit. Tymrat toksikë nga bojrat, aerosol të ndryshëm etj, depërtojnë në trup nga mikrovazat e mushkërisë dhe nëpërmjet qarkullimit të gjakut kalojnë në mëlçi, ku mund të shkaktojnë dëmtimin e saj.
Por ajo që neglizhohet shpesh është edhe përdorimi pa kriter i disa barnave, mosinformimi korrekt për to, dhe përdorimi i njëkohshëm me alkoolin.

Shumica e barnave që përshkruhen nga mjeku janë të sigurta në dozat e rekomanduara. Shumë nga këto barna kërkojnë analiza periodike dhe të vazhdueshme të funksionit hepatik, disa para se të përshkruhet bari, dhe disa të tjerë para dhe gjatë trajtimit. Hepari (mëlçia) është organi përgjegjës për përthithjen, zbërthimin, aktivizimin dhe eliminimin e ingredientëve terapeutikë nga organizmi. Zakonisht, kur barnat shkaktojnë rritje të niveleve enzimatike (tregues i dëmtimit dhe inflamacionit të heparit), ndërprerja e mjekimit me këto barna rezulton me uljen e niveleve enzimatike.

Shenjat, simptomat dhe vlerat jonormale të analizave në sëmundjet hepatike zhvillohen kur barnat dëmtojnë mëlçinë dhe kompromentojnë funksionin normal të saj. Çrregullimet hepatike të induktuara nga barnat janë të ngjashme nga ato të shkaktuara nga agjentë të tjerë si: viruset dhe sëmundjet imunologjike. Psh. Hepatiti i induktuar nga barnat është i ngjashëm me hepatitin viral; të dyja rastet shkaktojnë rritje të niveleve enzimatike aspartate amino transferazës (AST) dhe alanine aminotrasferazës (ALT), si dhe anoreksi (humbje të oreksit), lodhje dhe nausea (ndjesi për të vjellë). Kolestaza e induktuar nga barnat (kompromentimi i rrjedhjes së lëngut biliar që shkaktohet nga dëmtimi i duktusit biliar) imiton kolestazën e sëmundjes hepatike autoimune. Kjo rezulton me rritjen e niveleve të bilirubinës (shkakton verdhëzën) dhe alkaline fosfatazës në gjak, si dhe shkakton të kruara të trupit.

Disa nga barnat që përshkruhen që rritin nivelet enzimatike, tregues të inflamacionit dhe dëmtimit hepatik.

Statinat apo inhibitorët e HMG-CoA reduktazës, janë barna që ulin kolesterolin; lovastatin, atorvastatin, simvastatin, fluvastatin etj. Kjo klasë barnash mund të rrisë nivelet e transaminazave. Para se mjeku të përshkruajë një statinë, duhet të sigurohet që vlerat enzimatike të jenë në normë. Testi i enzimave hepatike duhet të bëhet periodikisht. Statinat kanë potencialin të rrisin nivelet enzimatike, tregues të dëmtimeve hepatike.
Tetraciklinat janë barna që përdoren në pacientë të prekur nga gonorrhea dhe sifilizi të cilët janë alergjikë ndaj penicilinës si dhe në infeksione të shkaktuara nga nga baktere si Mycoplasma, Chlamydia dhe Rickettsia. Grupi i tetraciklinave përfshin tetraciklinën, doksiciklinën, minociklinën etj. Këto barna mund të kompromentojnë funksionet hepatike, veçanërisht gjatë shtatzanisë.
Amiodaroni është antiaritmik që përdoret për manaxhimin e rrahjeve jo të rregullta të zemrës. Amiodaroni mund të shkaktojë fosfolipidozën. Fosfolipidoza është akumulimi i fosfolipideve apo yndyrës në qelizë. Shenja dalluese janë transaminazat e rritura. Analizat e funksionit hepatik duhet të monitorohen rregullisht.
Barnat antiepileptike: fenitoina, acidi valproik (Depakina), karbamazepina dhe fenobarbitali janë barna që përdoren për parandalimin dhe trajtimin e epilepsisë. Ato mund të çojnë në rritjen e niveleve enzimatike. Analizat e funksionit hepatik duhet të monitorohen periodikisht. Depakina kërkon që para se të fillojë mjekimi dhe në vazhdim të saj, të realizohen analizat e funksionit hepatik. Doza të reduktuara të Depakinës jepen kur ka kompromentim të heparit. Karbamazepina mund të rrisë potencialin e disa barnave të tjera, si psh. paracetamolit, që mund të çojë deri në toksicitet të heparit.
Barna të tjera: anti-inflamatorët jo-steroidë si ibuprofeni apo diklofenaku, mund të rritin nivelet enzimatike. Izoniazidi, nitrofurantoina, trimetoprim, hidralazina dhe kinidina, gjithashtu mund të rritin nivelet enzimatike. Kaptopril, lizinopril, enalapril, eritromicin, sulfonilureikët si glipiridi dhe glipizidi, sulfonamidet si sulfometoksazoli dhe sulfadiazina mund të shkaktojnë verdhëzën kolestatike që manifestohet me rritje të niveleve enzimatike.
Përdorimi i Liv.52 tabletë normalizon sistemin enzimatik, përmirëson asimilimin dhe funksionet hepatike. Liv.52 është një formulë fitoterapeutike, e studiuar gjerësisht që detoksifikon mëlçinë nga agjentë të ndryshëm potencialë; ku përfshihen toksinat mjedisore, toksinat nga barnat dhe ushqimet.