Si të zgjidhni produktet e Kujdesit ndaj Lëkurës të bebit tuaj

Çdo nënë s’do asgjë tjetër veç më të mirën për kujdesin e fëmijës së saj. Mund të duket paksa e vështirë për të përzgjedhur produktet e duhura për bebin përderisa ju nuk e dini kush funksionon më mirë për ta. Dhe ndërsa kërkesat e bebit ndryshojnë vazhdimisht gjatë rritjes, edhe një vendim i thjeshtë për të përzgjedhur produktin e duhur mund të ngjajë i vështirë.

Në muajt e parë të jetës lëkura delikate e bebit humbet ujë me ritme të shpejta. Për të bllokuar dehidratimin e saj  lëkura e bebit kërkon kremra dhe locione, shampoo dhe pastrues të tjerë që nuk janë agresive mbi lëkurën e tij. Të kujdesesh për të voglin tënd, do të thotë t’u kushtosh vëmendje edhe detajeve të vogla. Të jesh i informuar është hapi i parë domethënës për të bërë zgjedhjen e produktit të duhur për bebin tuaj.

Shumë produkte të Kujdesit për Fëmijë përmbajnë ingredientë të dëmshëm për lëkurën delikate të bebit. Mënyra më e sigurtë dhe më e mire është të drejtohesh drejt produkteve natyrale. Herës tjetër që do zgjedhësh një produkt për bebin, sigurohu që të shohësh në etiketë ingredientë natyralë si:

  • Aloe vera; bimë e mrekullueshme që përmban 96% ujë dhe Vitamina A, B, C dhe E. Xheli i Aloe vera përmban veti anti-inflamatore, antimykotike, dhe freskuese. Efikas në trajtimin e ekzemave dhe ndërlikimet e lëkurës së thatë.
  • Vaj Sezami; ingredienti më popullor në vajin për masazh. Vaj Sezami ka veti absorbuese dhe antibakteriale, ideale për lëkurë sensitive.
  • Khus-Khus apo Vetiver; Khus-Khus ka veti qetësuese, antibakteriale, antimykotike dhe absorbuese që freskojnë dhe ruajnë lëkurën.
  • Vaj Bajame; burim i pasur me Vitaminë E që ushqen lëkurën. Vaj Bajame është emollient dhe hidratues natyral, ideal për lëkurë të thatë.
  • Neem; bimë me veti të panumërta- antibakteriale, antimykotike, antiparazitare dhe anti-inflamatore.

Mrekullitë e Natyrës janë paketuar në çdo produkt Himalaya BabyCare. Pa përmbajtje Sodium Laurel Sufate (SLS), parabene, ftalate, vajra minerale etj, produktet Himalaya BabyCare nuk janë agresive mbi lëkurën delikate të bebit tuaj. Kështu që, herës tjetër bëj zgjedhje të zgjuar për bebin tuaj, zgjidh prekjen magjike të Natyrës.

Si ndikon stresi në shëndetin mendor dhe fizik

Jeta sjell plot dukuri që s’mund të shmangen. Një dukuri e pashmangshme që ndikon drejtpërdrejt në shëndetin tonë mendor në një botë moderne dhe të vrullshme si kjo, është stresi. Ne të gjithë jemi të njohur me të dhe kjo nuk sjell argëtim me siguri. Dhe ndërsa ne të gjithë manaxhojmë stresin sipas mënyrës sonë, një gjë është e sigurt; të gjithë dëshirojmë që të kemi sa më pak stres!

Disa njerëz mendojnë se stresi është i gjithi në mendje, por në fakt preket dhe trupi gjithashtu. Sa herë që jeni të stresuar, trupi reagon. Për shembull, gjëndra mbiveshkore luan një rol të rëndësishëm në përgjigjen e trupit ndaj stresit. Njerëz të ndryshëm reagojnë ndryshe. Pra, edhe pse përballemi me situata unike çdo ditë, duhet të kemi parasysh se reagimi i trupit tonë ndaj stresit është gjithashtu shumë unik.

Pra, si ndikon shëndeti mendor në shëndetin tuaj të përgjithshëm?

Mendohet shpesh se shëndeti mendor dhe shëndeti trupor janë dy çështje të ndara. Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë e përkufizon shëndetin si mirëqenie të plotë fizike, mendore dhe sociale. Trupi reagon në mënyrën se si ndiheni, veproni apo mendoni. Kjo është arsyeja pse shpesh ndiheni fizikisht të parehatshëm pas një ngjarjeje stresuese. Keni dëgjuar ndonjëherë fraza, “kam si flutura në bark?” Stresi nxit reaksione fizike të dukshme. Stresi mendor dhe emocional shkakton ndryshime të nivelit të energjisë fizike si dhe ndikon në marrëdhëniet tona shoqërore.

Çfarë duhet të bëj për të patur një mendje dhe trup të shëndetshëm?

Hapi i parë për të menaxhuar shëndetin tuaj mendor dhe stresin është të dish se pse përjetoni këto ndjenja negative. Gjetja e shkaktarit kryesor ju ndihmon të jeni më të vetëdijshëm se pse ndiheni në atë mënyrë.

Disa këshilla për nxitjen e shëndetit mendor pozitiv.

  • Të jetosh një jetë të ekuilibruar mes punës dhe shtëpisë
  • Ushqimi me një diete të ekuilibruar, të shëndetshme
  • Ushtrime fizike rregullisht
  • Rutinë të gjumit në mënyrë të shëndetshme
  • Përdorni metoda relaksimi për të qetësuar mendjen dhe trupin tuaj

Përveç këshillave të mësipërme për përshtatjen dhe reagimin ndaj stresit, formula e Mentat nga Himalaya Herbal Healthcare ndihmon njerëzit të përshtaten në situata të ngjashme çdo ditë.

A e dimë kuptimin e mirëfilltë të fjalës detoks?

Fjala “detoks” është keqpërdorur aq shumë, shpesh sinonim i premtimeve qesharake, aqsa e ka humbur kuptimin e mirëfilltë. Dhe kjo është një fatkeqësi. Ka shumë njerëz që mund të përfitojnë nga programi i detoksit të trupit të tyre, por zhgënjimet nga premtimet e programeve  të ashtuquajtura “humbje të shpejtë të peshës” apo lëngjet “mrekullibërëse” i kanë shndërruar njerëzit në konfuzë dhe mosbesues, dhe me të drejtë. Gjëja e parë e rëndësishme në lidhje me detoks është se jo të gjithë kanë nevojë për të. Nëse ushqeheni shëndetshëm dhe pastër, përdorni shumë fruta dhe perime, mishin në mënyrë racionale, dhe nëse keni mundësi, shumë ajër të pastër, stërvitje dhe ujë, ka shumë të ngjarë që nuk do të keni nevojë të lexoni më tej. Por kjo ndoshta është më e lehtë në të thënë sesa në të bërë.

Kush ka nevojë për detoks?

Ju keni! (Nëse ndonjë nga këto pika ju tingëllon e njohur):

  • Vështirësi të përqendrimit herë pas here.
  • Kapsllëku i rastësishëm ose diarre të papritura.
  • Raste të pagjumësisë ose të gjumit të tepërt.
  • Mbiushqyerja e pavetëdijshme.
  • Lodhje ose marrje mendsh edhe pas një pushimi të mjaftueshëm.
  • Ndjesia e fryrjes disa orë pas vaktit.
  • Nevojë e tepruar për shumë kafe ose shumë pije energjike gjatë ditës.

Programi i detoksifikimit jo domosdoshmërisht do t’i largojë të gjitha këto pika, por nëse e gjeni veten sadopak në listën e mësipërme, është një shenjë e qartë që mund t’ju duhet të kujdeseni më shumë për trupin tuaj dhe të gjeni mënyra të reja për ta mbështetur atë, duke përfshirë detoksin.

Detoksifikimi (i quajtur edhe biotransformimi) është një proces shumë kompleks biokimik që ndodh kryesisht në mëlçi, veshka dhe mushkëri, megjithatë çdo qelizë në trupin tuaj ka të paktën disa kapacitete për detoksifikim.

Fakti që trupi ynë ka kaq shumë mënyra për të detoksifikuar është një shembull i qartë se me sa toksina përballemi çdo ditë. Sa më shumë mënyra të kemi për t’i hequr ato, aq më mirë!

Në pak fjalë, procesi i detoksit është një detyrë e vazhdueshme për largimin e një toksine nga trupi duke hequr ose  shtuar një përbërës kimik. Pavarësisht nga ekuacioni, kjo detyrë kërkon punë nga organet e detoksit.

Kjo mund të tingëllojë e thjeshtë por është me të vërtetë një zinxhir i ndërlikuar dukurish dhe ndërveprimesh që ndodhin 24 orë çdo ditë, që nga momenti kur lindim deri në momentin kur largohemi nga kjo jetë.

Pra, herën tjetër kur dikush ju tregon për detoks me kite “magjike”, apo lëngje “mrekullibërëse”, ata janë duke folur në njëfarë mënyre përralla. Detoksi është diçka që trupi ynë bën ditëpërditë, të gjitha vetë, gjatë gjithë jetës. Më e mira që mund të bëjmë është ta mbështesim atë.

Ju tashmë e dini se mënyra më e mirë për detoksin është me anë të dietës.

  • Konsumi i ushqimeve organike kur të jetë e mundur.
  • Ulja e konsumit të mishit.
  • Hani më shumë fruta dhe perime të errëta. Ata rritin antioksidantët.
  • Pini ujë në vend të pijeve me bazë sode. Kufizo alkoolin në 2-3 pije në javë.

Çfarë tjetër, përveç ushqimeve dhe pijeve?

Pastroni lavamanet dhe pajisjet e pastrimit. Sendet që përdorim në kuzhinë dhe banjo na ekspozojnë ndaj toksinave të panevojshme gjatë gjithë kohës.

Dhe mund të tingëllojë pak e çuditshme, djersit sa më shumë. Djersa është një rrugë e rëndësishme për detoks.

Nëse zgjidhni shtesa ushqimore, përqendrohuni tek ato që mbështesin organet specifike përgjegjëse për detoksin.

Mëlçia

Është centrali i trupit të njeriut. Nuk ka jetesë pa të. Ajo kryen 500 funksione biokimike, jo vetëm detoks, kështu që ajo nuk duhet të mbetet prapa me detyrat e saj, veçanërisht nëse ju e lodhni duke pirë alkool gjatë një nate intensive.

Ushqeje atë me bimë që ajo pëlqen: Njëmijëfletëshi, Arjuna, Kaperi, Çikore janë të gjitha bimë që gjenden tek Liv.52

Veshkat

Veshkat filtrojnë ujin dhe lëndët e panevojshme nga gjaku juaj dhe e kthejnë atë në urinë, dhe kthejnë gjakun e pastër në trupin tuaj. Gjithashtu balancon elektrolitet në gjak. Ato gjithashtu mbajnë vëllimin e lëngjeve ekstracelulare në kontroll.

Veshkat parapëlqejnë bimë si Tribulus, lulet me gjemba, Indian Madder ose Cyperus që gjenden tek Cystone.

Mushkëritë

Gjatë frymëshkëmbimit, mushkëritë kapin oksigjenin nga atmosfera dhe e futin në qarkullimin e gjakut. Për fat të keq, ato gjithashtu futin dhe gazrat nga trafiku, poleni nga pranvera dhe mbidoza toksike e parfumeve.

Mushkëritë pëlqejnë Wax Tree, Ginger dhe Malabar Nut Tree.

Gjaku

Si mbarten lëndët ushqyesve në qelizat tuaja? Po oksigjeni? Gjaku fut në qarkullim lëndët e nevojshme, dhe largon ato të panevojshme. Transporton mbetjet metabolike të çdo qelize dhe i kthen ato përsëri në mëlçi dhe veshka për filtrim. Gjaku mund t’a quajmë një lumë virtual i riciklimit.

Ruaje me Triphala, Shafranin e Indisë dhe Indian Tinospora, vetëm për të përmendur disa.

Lëkura

Ayurveda mendon se çdo problem me detoksin ose tretjen do të shfaqet më parë në lëkurë, kështu që le të vlerësojmë më shumë organin më të madh të trupit tonë. Keni shtatë shtresa të lëkurës për t’ju mbrojtur toksinat dhe për t’i nxjerrë ato.

Përdorni për lëkurën bimë të tilla si Neem, Triphala dhe Shafranin e Indisë.

Detoksi nuk është diçka që ju bëni për një ditë dhe jeni mirë për gjithë vitin. Detoksi i zgjuar, i duhur ndodh gjatë gjithë ditës, çdo ditë të jetës suaj. Mbështetni detoksin fiziologjik të trupit tuaj, në mënyrë të vazhdueshme, me mençuri dhe gjatë gjithë jetës ..

 

A e dini se 1 në 10 individë mund të zhvillojë gurë në veshka përgjatë jetës?

5 mënyra parandalimi të gurëve në veshka:

  • Mos e nënvlerëso djersitjen e tepërt. Palestrat, saunat, aktivitetet fizike nga më të ndryshmit janë të dobishme për shëndetin, por ato mund të çojnë në krijimin e gurëve në veshka. Si? Humbja e ujit nëpërmjet djersitjes (nga aktivitetet fizike apo nga nxehtësia e stinës së verës) çon në prodhim më të ulët të urinës. Sa më shumë djersitni, aq më pak urinoni. Kjo lejon që mineralet gurëformuese të bashkohen dhe lidhen në veshka  dhe traktin urinar.

Çfarë të bësh: Hidratohu me ujë. Një nga masat më të mira për evitimin e krijimit të gurëve në veshka është të pini sa më shumë ujë. Kështu do të urinoni më shumë. Sigurohuni që të keni gjithmonë ujë, sidomos gjatë ushtrimeve fizike apo aktiviteteve të ndryshme ku djersitja është e madhe.

  • Nuk ndikon vetëm oksalati. Çfarë oksalati? Oksalati gjendet në shumë ushqime; fruta, zarzavate, fara dhe fruta të thata, legume, çaj dhe çokollatë. Nivele të larta të oksalatit përmbajnë kikirikët, spinaqi, rrepa, çokollata dhe patatet e ëmbla. Ngrënia e moderuar e këtyre ushqimeve vlen për individë që kanë tendencë të zhvillojnë gurë me bazë oksalatkalciumi. Mendimi se të ushqyerit me ushqime që nuk përmbajnë oksalate nuk krijon gurë renalë është i gabuar. Ndërsa teorikisht mund të jetë e vërtetë, ky mendim nuk është i goditur parë nga perspektiva shëndetësore. Shumica e gurëve në veshka formohen kur oksalati lidhet me kalciumin gjatë prodhimit të urinës nga veshka. Si mendoni, a do jetë më mire që kalciumi dhe oksalati të lidhen në stomak dhe zorrë?

Çfarë të bësh: Ha dhe pi ushqime të pasura me kalcium dhe oksalate së bashku gjatë vaktit. Duke vepruar kështu, kalciumi dhe oksalati lidhen në stomak dhe zorrë para se të arrijnë në veshka duke shmangur kështu krijimin e gurëve.

  • Armiku nuk është vetëm kalciumi. Me shumë gjasa nga vetë emri, shumë janë të mendimit se kalciumi është shkaktari kryesor tek gurët me bazë oksalatkalciumi. Ka shumë pacientë që habiten se si u janë krijuar gurë përsëritës edhe pse kanë ndërprerë ushqimet e pasura me kalcium. Ka dhe mjekë që këshillojnë pacientët e tyre të reduktojnë marrjen e kalciumit. Një dietë e varfër me kalcium në fakt rrit riskun e zhvillimit të gurëve në veshka.

Çfarë të bësh: Mos redukto kalciumin. Mendo të reduktosh natriumin (kripën) në dietë dhe të ushqehesh njëkohësisht si me ushqime me përmbajtje oksalati, ashtu edhe me ato me përmbajtje kalciumi.

  • Nuk ka vetëm një dhe kaq. Dalja e gurit nga veshka shpesh përshkruhet si eksperienca më e dhimbshme që një person mund të ketë kaluar, por fatkeqësisht, kjo nuk ndodh vetëm një herë. Studimet tregojnë që edhe pse mund të ketë vetëm një gur, shanset për të pasur një tjetër më vonë janë të mëdha. Shumë individë janë gati të bëjnë gjithçka që vetëm kjo mos të ndodhë përsëri. Individët me kalkuloza jo gjithmonë ndjekin këshillat e nefrologëve dhe urologëve. 15% e pacientëve nuk marrin mjekimin, 40% e tyre nuk ndjekin këshillat e ushqyerjes.

Çfarë të bësh: Vepro! Pa mjekimet e duhura dhe përshtatjet e dietës, formimi i gurëve rikthehet dhe kjo mund të jetë një shenjë e ndërlikimeve të tjera.

  • Jo të gjithë gurët krijohen njësoj. Përveç gurëve me bazë oksalatkalciumi, një tjetër lloj guri është edhe ai me bazë acidi urik. Mishi i kuq, mishi i organeve të brendshme kanë përqëndrime të larta të një përbërësi kimik të quajtur purinë. Marrja e sasive të mëdha të purinës çon në prodhim të tepërt të acidit urik. Veshkës i duhet të ekskretojë sasi më të mëdha të acidit që do të çojë në uljen e pH të urinës, që do të thotë urina është më acidike. Përqëndrimi i lartë acidik në urinë e bën më të lehtë krijimin e gurëve me bazë acidi urik.

Çfarë të bësh: Për parandalimin e këtyre gurëve, mos konsumo ushqime me përmbajtje të lartë purinash si mishi i kuq, mishi i organeve të brendshme dhe ndiq një dietë të shëndetshme me fruta, zarzavate, drithëra dhe produkte me përmbajtje të ulët yndyrnash. Redukto sheqerin dhe pijet me sheqer. Redukto alkoolin sepse alkooli rrit nivelet e acidit urik në qarkullimin e gjakut. Reduktimi i proteinave shtazore dhe konsumimi i më shumë frutave dhe zarzavateve ndihmon në uljene e aciditetit të urines dhe si rrjedhojë shansi për t’u formuar guri do të jetë i ulët.

Cystone™ ndihmon në espulsin, shkrirjen e gurëve në veshka nga trakti urinar. Cystone™ parandalon rikrijimin e tyre pas litotripsisë apo ndërhyrjeve kirurgjikale në veshka. Cystone™ indikohet në kristaluri, si ndihmës në infeksionet kronike të traktit urinar, uretriti jospecifik ku përfshihet disuria (urinim i dhimbshëm apo prezenca e gjakut në urinë), djegie e urinës dhe hiperuricemi (guta).